Përleshje në Prishtinë




Policia e Kosovës njoftoi se pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te përleshja mes disa të rinjve, me ç’rast një person është therë me thikë dhe në tjetër ka marrë lëndime në kokë, që dyshohet me mjete të forta.



Përleshja ka ndodhur të enjten në ora 19:35 në Prishtinë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK dhe iu është ofruar ndihma mjekësore.
Dy të dyshuar si dhe të lënduarit janë dërguar në Stacion Policorë ku pas intervistimit me urdhër të Prokurorit janë liruar. Rasti shkon në procedurë të rregullt.