Huliganët maqedonas rrahin katër të rinj (VIDEO)


Një grup prej 40 huliganësh maqedonas, të cilët kanë protestuar dje kundër javës së LGBT-së në Shkup, kanë rrahur pa arsye katër të rinj në Qendër të Shkupit.

Të rinjtë kanë përfunduar me lëndime të dukshme trupore në spital.
Për Alsat-M ka dëshmuar një prej të rrahurve, Sherif Rexhepovski, i cili tha se janë sulmuar pa asnjë arsye derisa po shëtisnin në Qytetin e Shkupit.
Babai i Sherifit raporton shprehet i revoltuar dhe kërkon nga organet e rendit që të identifikojnë sulmuesit duke shfrytëzuar kamerat e vendosura në qendër.