Mediat Serbe: Gjyshi I Hashim Thaçit Ka Vrarë Partizanë Me Revole Gjermane

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi
mbetet “therr në sy” në mediat në Serbi që
ndezën edhe nga postimet në Facebook të tij.

Pasi Thaçi kishte publikuar një foto të gjyshit të tij në Facebook, gjatë vikendit,
mediat serbe, veçanërisht “Telegraf”, kishte përcjellë fotografinë duke thënë se
Thaçi është “krenuar me fotografinë e paraardhësit të tij”. 
Shkrimi në “Telegraf”
vëren se gjyshi i Thaçit ishte në foto me armë dhe se me këtë foto “e kishte ndezur
 internetin”. Shkrimi është pasuar me komente të lexuesve që e cilësonin gjyshin
e Thaçit si ballist dhe vrasës të partizanëve.
Zona e Drenicës është e njohur për lëvizjet
 nacionaliste që kanë zgjatur edhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.