Të luftosh me tigrin (Video)

Trajnuesi i kafshëve, Randy Miller, pohon se është njeriu i vetëm në botë që mund të përballet me sulmin e një tigri që peshon 180 kilogramë.
45-vjeçari po e stërvit tigrin e quajtur Eden që të hidhet mbi të dhe të bëjë një sulm që të duket real, e që në fakt është fals.
“Nëse do ta bënte këtë dikush tjetër, do të lëndohej rëndë, ndoshta do të vdiste”, ka deklaruar Miller, i cili thotë se stërvitjet e tilla janë të nevojshme për skenat e ndryshme filmike. Ai ka qenë pjesë e filmit “Gladiator”, në të cilin ka luajtur në vend të aktorit Russell Crowe (në rastin kur tigri e sulmon Maximusin në Colosseum). Po ashtu, Miller i ka stërvitur kafshët edhe për filmat e njohur, si “Transformers 2”, “The Last Samurai” e shumë të tjerë.