Fillon mbledhja e serbëve, me këngë thonë se Kosova është e Serbisë

(E plotësuar) Po vazhdon ardhja e qytetarëve serb te monumenti i Gazimestanit për të kremtuar festen e Vidovdanit. Ata po mbajnë në duar flamuj të Serbisë dhe po këndojnë këngë nacionaliste, duke thënë se Kosova është zemra e Serbisë, megjithatë nuk është vërejtur që ndonjë serb ka qenë i veshur me ndonjë bluzë me shkrim provokues.
Deri tash kanë arritur me dhjetëra autobus dhe vetura dhe grumbullimi i tyre po vazhdon ende, ndërkohë, policët që gjenden në vendin e ngjarjes kanë thënë se nuk kanë ndonjë informatë që do të jetë pjesë e kremtes së Vidovdanit.

Fillon mbledhja e serbëve për Vidovdan
E plotësuar: Qytetarë serb me vetura me tabele serbe dhe të Kosovës kanë filluar të mblidhen te monumenti i Gazimestanit për të kremtuar festen e Vidovdanit.
Për shkak se pritet që numri i qytetarëve serb të rritet akoma, vërehet numër i shtuar i pjesëtareve të Policisë së Kosovës, të cilët kanë kërkuar nga qytetarët serbë që gjatë kësaj feste të mos provokojnë me elemente nacionaliste, raporton KP.
Vidovdani solli humbjen e aleancës ballkanike të prirë nga Milosh Kobilici nga turqit 624 vjet më parë, megjithatë serbët e festojnë si Beteja e Fushë Kosovës.
Nxënësit në Kosovë mësojnë në tekstet e tyre të historisë se Beteja e Kosovës, ka qenë ndërmjet një koalicioni të krishterë, kryesisht ballkanik, dhe Perandorisë Osmane, ku Milos Kobilici, arriti të vriste sulltanin Muratin I.
Viteve të kaluara, kjo ceremoni është karakterizuar me fjalime patriotike por edhe liturgji fetare nga krerët e lartë të Kishës Ortodokse serbe.